Pritje deri në dy orë në Merdare

Prishtinë | 04 Jan 2019 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Pritje edhe në mëngjesin e sotëm
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se edhe sot janë regjistruar pritje të gjata në pikat kufitare mes Kosovës e Serbisë.

Pritjet më të gjata, janë në Merdare dhe te Dheu i Bardhë. Në Merdare, në këto momente, pritjet për të dalur nga Kosova janë deri në dy orë, ndërsa gjatësia e kolonës së automjeteve deri në 800 metra.

Pritje deri në 40 minuta ka në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Ndërsa pritje deri në 20 minuta ka në Muçibabë.

Ndërkaq, për të hyrë në territorin e Kosovës nga këto pika kufitare, pritjet janë 3 deri në 5 minuta.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar gjendja e rrugëve që të shpijnë në pikat e kalimit kufitar janë të kalueshme.

Kontrolloni pritjet në pikat kufitare të Kosovës në kohë reale duke klikuar këtu.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme