Pritje deri në një orë te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë

Prishtinë | 31 Kor 2022 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Ndryshe nga një ditë më parë, mëngjesi i së dielës është më i qetë në të gjitha pikë kalimet kufitare të vendit, si në hyrje ashtu edhe në dalje, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Përjashtim bën vetëm pikë kalimi kufitar Dheu i Bardhë ku pritjet në hyrje janë deri në një orë ndërsa kolona e automjeteve është deri në 700 metra. Ndërsa në dalje pritjet shkojnë deri në 35 minuta me radhën e veturave deri në 300 metra.

Në pikë kalimin kufitar Merdare pritjet në hyrje janë deri në 15 minuta ndërsa nuk raportohen kolona. Ndërsa në dalje pritjet shkojnë deri në 30 minuta ndërsa radha e automjeteve është 30 metra.

Në të gjitha pikë kalimet e tjera kufitare, në dalje, pritjet nuk shkojnë më shumë se 10 minuta, ndërsa në hyrje në asnjërën prej tyre nuk raportohen vonesa.

Të ngjashme