Prishtina është shpallur Kampion i Superligës pas 8 vitesh.
Skuadra nga kryeqyteti siguroi vendin e parë në tabelë pasi mposhti Gjilanin me rezultat 1-2.
Golat për Prishtinën i shënuan Mici në minutën e 15-të dhe Abazi në minutën e 40-të.
Për Gjilanin realizoi Arbër Çyrbja në minutën e 58-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, Prishtina është e para me 78 pikë, pesë më shumë se Drita.
Ky është titulli i 11-të i Prishtinës.