Pritjet deri në katër orë për të dalë nga Merdarja

Prishtinë | 19 Gus 2023 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Mërgimtarët që këtë verë erdhën në Kosovë po iu duhet të presin me orë të tëra për t’u kthyer në shtetet ku jetojnë.

Në përditësimin e fundit nga Ministria e Brendshme sërish pikat kufitare janë të ngarkuara.

Në pikëkalimin e Merdares zakonisht kolonat janë më të gjata ku aktualisht ka arritur deri në 1800 metra. Aty pritjet po shkojnë deri në katër orë.

Ndërkaq, te Dheu i Bardhë pritja shkon deri në 1 orë e gjysmë.

Të ngjashme