Një 27-vjeçare është dërguar në Emergjencën e Prizrenit të dielën pasi ka tentuar të kryejë vetëvrasje.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i tha KOHËS se gruaja është shtetase e Shqipërisë dhe ka tentuar të vetëvritet duke përdorur medikamente. Rasti ka ndodhur rreth orës 13:30.
Sot rreth orës 13:30 është raportuar se në Emergjencën e qytetit të Prizrenit është dërguar një 27-vjeçare, shtetase e Shqipërisë , e cila ka tentuar të bëj vetëvrasje duke përdorur medikamente. Sipas mjekëve ajo është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin policor.