Prizren, afro 300 nxënës më pak të regjistruar në klasën e parë

Ilustrim
Prishtinë | 30 Mar 2019 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarët e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren kanë bërë të ditur se numri i nxënësve të regjistruar në klasën e parë në këtë vit shkollor është më i ulët se në vitin e shkuar shkollor, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tyre, ndonëse ka ulje të numrit të nxënësve, gjendja nuk mund të përshkruhet si alarmante në këtë drejtim.

Por për dallim prej tyre, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka bërë të ditur se është tmerruar kur ka kuptuar se mbi 2 mijë nxënës më pak janë evidentuar gjatë kontrollit sistematik që e organizon Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren. Drejtori i Arsimit në Komunën e Prizrenit, Skender Susuri, për gazetën ka theksuar se kjo shifër nuk qëndron.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme