Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje 30 ditësh, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 06.04.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 06.05.2021, ndaj të pandehurve, A.M., dhe E.M., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “falsifikimi i parasë”.
Kjo gjykatë ka theksuar se nëse të pandehurit e shkelin masën e arrestit shtëpiak, ndaj të njëjtëve do të caktohet masa e paraburgimit, njofton Klan Kosova.
“Të pandehurit A.M., dhe E.M., duke e ditur se paraja është e falsifikuar i vënë në qarkullim të njëjtat, në atë mënyrë që i pandehuri A.M.,duke e ditur se kartëmonedhat në vlerë prej dyqind (200.oo) Euro – (10×20), janë të falsifikuara, i bën me dije se kartëmonedhat në fjalë janë të falsifikuara dhe ato i dorëzon të pandehurit E.M.,i cili të njëjtat kartëmonedha, me datë 29 mars, në orët e pasdites kishte shkuar në bankomatin e një banke në Suharekë dhe i deponon, me ç’rast nga aparati i bankës kartëmonedhat e deponuara janë ndarë si të falsifikuara”.
Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:
Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj dy (2) të pandehurve, për veprën penale: falsifikimi i parasë
Prizren, 08 prill 2021 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda gjyqtarja e procedurës – Teuta Krusha, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 06.04.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 06.05.2021, ndaj të pandehurve, A.M., dhe E.M.,për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: falsifikimi i parasë nga neni 296 par.2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës.
Gjykata me rastin e caktimit të arrestit shtëpiak ndaj të pandehurveA.M., dhe E.M., kavlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e arrestit shtëpiak, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:
– Të pandehurit A.M., dhe E.M., duke e ditur se paraja është e falsifikuar i vënë në qarkullim të njëjtat, në atë mënyrë që i pandehuri A.M.,duke e ditur se kartëmonedhat në vlerë prej dyqind (200.oo) Euro – (10×20), janë të falsifikuara, i bën me dije se kartëmonedhat në fjalë janë të falsifikuara dhe ato i dorëzon të pandehurit E.M.,i cili të njëjtat kartëmonedha, me datë 29 mars, në orët e pasdites kishte shkuar në bankomatin e një banke në Suharekë dhe i deponon, me ç’rast nga aparati i bankës kartëmonedhat e deponuara janë ndarë si të falsifikuara
Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
Gjyqtarja e procedurës ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, dhe ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, pasi që gjyqtarja ka vlerësuar se masa e paraburgimit është e ashpër kurse edhe me masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve do të sigurohet prezenca e tyre në procedurën hetimore në mënyrë të papenguar.
Të pandehurit A.M., dhe E.M.,nuk guxojnë që të largohen nga shtëpia ku të njëjtit e kanë vendbanimin, si dhe të njëjtit nuk duhet të kontaktojnë me personat me të cilët ata nuk jetojnë apo të cilët nuk janë të varur nga të pandehurit.
Nëse të pandehurit e shkelin masën e arrestit shtëpiak, ndaj të njëjtëve do të caktohet masa e paraburgimit.
Shënim:Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.