Drejtoria e Inspektoratit në Prizren në bashkëpunim me inspektorët e ATK-së, të mërkurën kanë asgjësuar artikuj të ndryshëm ushqimorë dhe produkte të përdorimit të përgjithshëm me afat të skaduar.
Vlera totale e produkteve që janë asgjësuar, është mbi 14 mijë euro.
Lajmin e ka bërë të ditur i pari i kësaj komune, Mytaher Haskuka.
Bëhet e ditur se gjatë aksionit për konfiskimin e produkteve të mishit të prishur, Inspektorët Komunal kanë konfiskuar një sasi të mishit në tregun e veturave.