Prizren: I dehuri gjuan me armë ndaj familjarëve

Prishtinë | 11 Tet 2016 | 12:13 | Nga

Policia rajonale e Prizrenit ka njoftuar se një person i cili derisa ishte në gjendje të dehur, pas një mosmarrëveshje me familjarët e tij ka shkrepur me armë zjarri, por nuk ka pasur pa pasoja në njerëz.

“Pak pas mesnate, rreth orës  01:30 minuta, një qytetar me banim në rrugën ‘Vëllezërit Dehiri’ pas një mosmarrëveshje me familjarët e tij dhe nën ndikim të alkoolit ka shkrehur 1 fishek me armë zjarri të llojit pistoletë. Më pas i njëjti vullnetarisht është paraqitur në stacion policor për të treguar për rastin. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer procedurat e kërkuara për raste të tilla. Është sekuestruat një pistoletë ‘Zastava’  me 12 fishekë”, thuhet në raport.

Sipas policisë, është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që i dyshuari të lirohet pasi të zhdehet ndërsa provat materiale dhe shkresat e lëndës t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme