Në Prizren një mashkull është ankuar pasi ka njoftuar se ka hasur në një mjet të dyshuar e të pa shpërthyer.
“Njësitet Policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, kurse njësiti i “EOD-ës” nga FSK-ja, ka identifikuar mjetin e dyshuar, bëhet fjalë për një predhë të minahedhësit”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Mjeti i dyshuar, predha e minahedhësit , në vendin e ngjarjes në mënyrë të kontrolluar e të sigurt është asgjësuar.