Prizren: Kamioni godet për vdekje çiklistin

Prishtinë | 26 Tet 2022 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Një person e ka humbur jetën pasi është goditur nga një kamion derisa ishte duke lëvizur me biçikletë.

Rasti ka ndodhur në lagjen “Kurill” të Prizrenit.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Shaqir Bytyqi, zëdhënës rajonal i policisë në Prizren.

Bytyqi tha se vdekjen e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ai theksoi se me rastin po merren njësitet relevante policore.

Viktima është i moshës 63-vjeçare.

Të ngjashme