Në komunën e Prizrenit si pasojë e mungesës së energjisë elektrike, banorët nga atje kanë shprehur indinjatë ndaj KEDS-it për shkak të dëmeve që po u shkaktohen në biznese por edhe në përditshmëri nga ky problem.
Madje banorët e një lagjeje të fshatit Caparc për klankosova.tv, kanë thënë se ka dy ditë që nëntë familje të kësaj ane kanë mbetur në terr të plotë.
Banorët e kësaj lagjeje jo vetëm që nuk kanë energji elektrike, por edhe janë të rrezikuar nga teleat e rrymës, të cilët janë të shpërndarë shumë afër shtëpive.
Kësisoj nëntë familje kanë mbetur të bllokuara, madje banorët kanë thënë për klankosova.tv se KEDS dhe Komuna e Prizrenit janë të njoftuar për shqetësimet e tyre dhe nuk kanë ndërmarrë asgjë.