Prizren: Një 52-vjeçar gjendet pa shenja jete në garazhat e një ndërtese

Prishtinë | 02 Mar 2024 | 22:52 | Nga Ekonomia Online

Një 52-vjeçar është gjetur pa shenja jete në garazhat e një ndërtese në rrugën “Rifat Berisha”, në Prizren.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:15. Në vendin e ngjarjes ka dalë emergjenca, ku edhe e konstatoi vdekjen.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi  tha se disa nga provat e mbledhura tregojnë se i ndjeri ka pasur probleme kardiovaskulare edhe më herët.

“Sidoqoftë trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, dhe atje do të përcaktohet shkaku i vdekjes”, tha ai.

Të ngjashme