Policia gjatë fundjavës në Prizren kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër COVID-19.
Gjatë kësaj periudhe ata ka shqiptuar 138 gjoba për mosprespektim të ligjit antiCOVID.
“Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti covid-19 në qendrat tregtare dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 138 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar keto masa në bazë të ligjit 07/L-006, gjithashtu janë kontrolluar lokale për moszbatim te masave”, thuhet në komunikatën e policisë.
Policia gjithashtu shqiptoi ëshë 538 gjoba të kundërvajtjeve në komunikacion.
“Jo vetëm për masat Covid-19, por janë shtuar aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së trafikut, ku në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar gjithsej 538 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion”.
“Aktualisht policia është në realizim te planit operativ me qëllim vetëdijesimin dhe zbatimin e ligjit të komunikacionit rrugor që drejtuesit e automjeteve në mënyre permanente të respektojnë rregullat gjatë drejtimit të automjeteve”, thuhet në komunikatë.
Tutje, në këtë komunikatë bëhet e ditur se aktivitete të tilla do të ketë në vazhdimësi.