Komisioni disiplinor i Komunës së Prizrenit gjatë javës ka suspenduar katër inspektorë për shkak të neglizhencës në punë dhe për shkak të të gjeturave në terren.
Siç bëhet e ditur në një njoftim për media të kësaj komune, deri te kjo masë ka ardhur nga mosraportimi i saktë nga terreni, konkretisht për gjendjen e objekteve në ndërtim e sipër.
Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, ky veprim sanksionohet me masë të përkohshme të suspendimit, transmeton Klan Kosova.