Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma sapo e kanë zyrtarizuar bashkëpunimin në Prizren, njofton Klan Kosova.
Kandidati për Kryetar të Prizrenit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, dhe Zafir Berisha nga Nisma sapo e kanë nënshkruar këtë marrëveshje.
Haskuka më herët e kishte konfirmuar për klankosova.tv për arritjen e kësaj marrëveshjeje.
Nisma me këtë marrëveshje po e përkrah Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa Berisha ka thënë se nuk do të ndalen derisa ta dërgojnë PDK-në në shtëpi.
Haskuka tha se kanë rënë dakord për programin për zhvillim ekonomik, arsim, shëndetësi dhe ujë për banorët e Prizrenit.
Ndërkaq për Lidhjen Demokratike të Kosovës, Haskuka tha se nuk kanë marrëveshje me shkrim, porse tha se janë të përkrahur edhe nga ta.