Prizrenasi gjen një kuti metali ushtarake, brenda ishin 11 krehër me municion dhe tri granata dore – detajet e Policisë

Prishtinë | 11 Sht 2024 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Një burrë në Prizren ka raportuar se ka hasur në një kuti metali ushtarake, brenda së cilës kishte disa krehër me municion dhe tri granata dore të prodhimit të panjohur.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se njësiti për deminim ka tërhequr 11 krehër me municion, gjithësej 54 plumba dhe tri granata dore.

“GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER – Prizren 10.09.2024-23:20. Ankuesi mashkull kosovar ka hasur në një kuti metali ushtarake, brenda së cilës kishte disa krehër me municion të kalibrit të panjohur dhe tri granata dore të prodhimit të panjohur. Lidhur me rastin njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i PK-së ka tërhequr 11 krehër me municion, gjithësej 54 plumba dhe tri granata dore. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Të ngjashme