Prizrenasi në rrezik për jetë, u ther me thikë nga një tjetër

Prishtinë | 12 Nën 2021 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Një person është në rrezik për jetë, pasi është therur me thikë nga një tjetër.

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes, në rrugën “Njazi Alishani” në Prizren.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje, ku i dyshuari ka sulmuar viktimën me thikë.

Sipas mjekut, gjendja e viktimës është në rrezik për jetë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërkaq rasti vazhdon të hetohet.

“Rr. Njazi Alishani, Prizren, 12.11.2021 – 00:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në emergjencën e spitalit të Prizrenit për tretman mjekësor dhe sipas mjekut gjendja e viktimës është në rrezik për jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia.

Të ngjashme