Drejtuesit e Komunës së Prizrenit dhe të “Caritasit” zviceran në Kosovë të premten kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projektit që synon riintegrimin ekonomik dhe trajtimin psikosocial të personave të riatdhesuar, sikurse edhe fuqizimin e kapaciteteve të mekanizmave lokalë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Projekti në fjalë parashihet që të zbatohet në tre vjetët e ardhshëm, ndërkohë që aktivitetet parashihet të realizohen në koordinim me institucionet lokale, agjencitë qeveritare dhe OJQ-të vendore.
Krahas Komunës së Prizrenit, ky projekt do të zbatohet edhe në disa komuna të tjera të Kosovës.