Prizreni, kryeqendra e trafikut të drogave të forta

Prishtinë | 11 Kor 2016 | 08:51 | Nga

Prizreni është evidentuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri si epiqendra e trafikut të drogave të forta si kokainë e heroinë që zënë fill në Amerikën Latine e më pas në trekëndëshin Turqi-Kosovë-Shqipëri.

Më 7 korrik është finalizuar operacioni antidrogë i koduar “Ballkani”.

Bilanci i këtij operacioni ka qenë 30 persona të arrestuar dhe 23 të shpallur në kërkim si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bullgari, Turqi dhe Itali.

Të arrestuarit në Shqipëri janë kryesisht biznesmenë të fushës së ndërtimit, por edhe një shtetasi nga Kosova, Blerim Ukimeraj, 39 vjeç.

Gjatë hetimit ka rezultuar se furnizues me lëndë narkotike heroinë nga Turqia përmes ndërmjetësuesve turq dhe kosovarë, bënin dërgesa me lëndë narkotike nga Turqia për në Kosovë, Shqipëri dhe më pas Greqi apo vende të tjera të BE-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme