Komuna e Prizrenit ka ndaluar përdorimin e ndezjes së fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike.
Në një njoftim të komunës bëhet e ditur se bazuar në Ligjin për Vetëqeverisjes Lokale, Statutin e Komunës së Prizrenit, Ligjin për Përdorim Civil të Eksplozivit dhe kërkesës nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Drejtoria e Inspektorateve nxjerr urdhëresë për ndalimin e ndezjes së fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike.
“Urdhëresa vlen për të gjitha zonat e banuara si rrugë, sheshe, tregje, trotuare, parqe, oborre shkollash etj. Urdhëresa mbetet në fuqi deri më 10 janar 2021 dhe përjashtim bënë vetëm nga data 31 dhjetor 2020 në ora 23:00 deri më 01 janar 2020 në ora 00:30. Në rast të mos respektimit të kësaj Urdhërese, inspektorët komunalë do të jenë të detyruar të marrin masa ndëshkuese ndaj shkelësve sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.