Autoritetet lokale të Komunës së Prizrenit, të mërkurën, kanë përuruar tabelën me emrin e rrugës “Adem Jashari”.
Sipas tyre kjo ceremoni e realizuar për nder të Festës së Flamurit dhe ditëlindjes së komandantit legjendar, shënon edhe nisjen e funksionalizimit të sistemit të ri të adresave, shkruan sot Koha Ditore.
“Prizreni ka mbetur Komuna e vetme, e cila nuk i ka vendosur tabelat me emra rrugësh”, ka thënë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Ai ka theksuar se Komisioni komunal përkatës e ka kryer vite më parë punën e emërtimit të rrugëve.