Muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit.
Me këtë rast, Drejtoria e Shëndetësisë në bashkëpunim me stafin infermierik të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, kanë filluar fushatën e ndërgjegjësimit, duke shpërndarë sot gjatë ditës fletëpalosje informuese në lidhje me kancerin e gjirit, transmeton Klan Kosova.
Kanceri i gjirit në fillimin e tij nuk jep simptoma, por me avancimin e sëmundjes simptomat fillojnë të shfaqen.
Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme që të ndërgjegjësoheni dhe të kryhen kontrollet me kohë, sepse diagnostikimi i hershëm shpëton Jetë.
Gjatë këtij muaji, në kabinetin e rentgenit pranë QKMF-së, do të ofrohen shërbime pa pagesë për Ultrazë të gjirit dhe Mamografi, në mënyrë që të ketë kujdes parandalues ndaj kësaj sëmundjeje, njofton Komuna e Prizrenit, transmeton Klan Kosova.
Këto shërbime do të ofrohen çdo ditë pune nga ora 10:00 deri në 13:00.