Nesër mund të dihet emri i skuadrës së re kampione të basketbollit të Kosovës.
Bashkimi është më afër se kurrë titullit të kampionit, i cili do të jetë i pari në historinë 73-vjeçare të klubit.
Por, për të arritur te suksesi historik, prizrenasit duhet të triumfojnë nesër kundër kampionit aktual, Sigal Prishtinës.
Tashmë qyteti i Prizrenit ka nisur të stoliset me flamuj dhe mesazhe që simbolizojnë portokallezinjtë.
Në disa prej imazheve që qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet një flamur gjigant në kalanë e qytetit.
Theksojmë se prizrenasve i nevojitet edhe vetëm një fitore kundër prishtinasve pasi që kanë dy fitore kundrejt një humbje në finalen e serisë së playoff.
Ndryshe, takimi mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet në palestrën sportive “Sezai Surroi”, në ora 21:00 në Prizren.