Prizreni do të bëhet me shkollë të muzikës dhe kopsht për fëmijë

Prishtinë | 18 Maj 2018 | 15:33 | Nga

Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar, është takuar sot me kryetarin e komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, me të cilin ka biseduar për projektet për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Muzikës dhe të kopshtit të fëmijëve, që do të fillojnë së shpejti të ndërtohen në Prizren, nën mbikëqyrjen e MAP-it.

Yagcilar dhe Haskuka, u dakorduan, që me mbështetjen e MAP-it, sistemet elektronike për ofrimin e shërbimeve për qytetarët do të integrohen sipas Kornizës së Interoperabilitetit dhe do të zhvillohen platformat elektronike për ofrimin e shërbimeve “one stop shop“, me qëllim të ngritjes së transparencës dhe llogaridhënies.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme