Nick Kyrgios e mposhti Karen Khachanovin në një ndeshje tejet dramatike në Australian Open dhe tani e pret Rafael Nadal në 1/8 e finales.
Tenisti australian, i cili i humbi pikët për ta fituar ndeshjen në setin e tretë dhe të katërt, mirëpo fitoi 6-2 7-6 (7-5) 6-7 (6-8) 6-7 (7-9) 7-6 (10-8) në fund.
24-vjeçari mbijetoi pas katër orëve e gjysmë lojë intensive kundër tenistit rus, pasi i kishte fituar dy setet e para me më shumë lehtësi.
Megjithatë, ai arriti ta ndalë rusin Khachanov para se të mundë ta përmbysë rezultatin në arenën Melburn.
“Kjo është njëra ndër fitoret më të mira të karrierës time. Ishte e çmendur”, tha Kyrgious, i cili njihet si problematik në botën e tenistit.
Pasi që Nadali dhe Kyrgios kanë pasur mosmarrëveshje në fushë gjatë viteve të fundit, mundësia e një përballjeje të tillë pritet të jetë argëtuese për tifozët e tenisit. /Gazeta Express/