Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë seancën për shkak të problemit me mikrofona, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se duhet të shkojnë në pauzë në mënyrë që të rregullohet ky problem.
“Administrata po më tregon që ka ra sistemi, na duhet një pauze që ta rregullojmë, tash është edhe koha e pushimit prandaj seanca vazhdon në ora 14:30”, tha ai.
Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë ku në rend dite është interpelanca me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”.
Opozita ka kritikuar Qeverinë për uljen e shtesave të skemave sociale, ku kanë kërkuar që të shqyrtohet ky vendim edhe njëherë.