Gjatë mbledhjes së Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, u prezantuan Raportet e Auditorit për kompaninë “Menaxhimi i Deponive të Kosovës” dhe kompaninë “Pastërtia” në Ferizaj, raporton Ekonomia Online.
Anëtarja e komisionit Shqipe Pantina, tha se Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit, për këto dy kompani është i keq dhe shqetësues.
“Shqetësimin kryesor qe e kam pas është që kompania nuk i ka zbatuar rekomandimet e auditorit të mëhershëm. Nuk e di a ka qenë mungese e kapaciteteve a po mungese e vullnetit nga ana e tyre. Të ballafaqohen përfaqësuesit e kompanisë për të dëgjuar cilat janë arsyet pse ky raport është i keq, e dyta është për ta kuptuar më mirë nëse problemet janë mungese e kapacitetit a po mungesë e profesionalizmit. Kur ta kemi një pasqyrë më të qarte atëherë duhet të marrim masa”, tha Pantina.
Vlora Mehmeti, ndihmëse e auditorit të përgjithshëm të Zyrës Kombëtare të Auditmit, theksoi disa nga problemet që ka pasur kompania.
“Pasqyrat financiare, qeverisja, menaxhimi dhe kontrolli janë të tri pasqyrat që ne kemi pasur vështirësi. Sistemi i auditimit të brendshëm nuk ka qenë efektiv për menaxhimin”, tha ajo.
Ndërkaq Hafiz Krasniqi, kryetar i kompanisë “Menaxhimi i Deponive të Kosovës”, tha se problemi qëndron tek baza e ulët e tarifës.
“Ne e kemi vlerësu punën e auditorëve megjithatë ka pasur problem. Problemi kryesor është baza shumë e ulët e tarifës për mbledhjen e mbeturinave. Tarifa është 5.31 dhe është shumë e ulët”, tha ai.
Gjithashtu si pikë e rendit të ditës ishe edhe Shqyrtimin e Raportit të Auditmit për Raportin Financiar Vjetor ta kompanisë Rexhionale “Pastertia” në Ferizaj, u tha se edhe ky raport është përcjellur me mangësi.
Verica Ceranic në analizimin e Raportit të Auditmit për Raportin Financiar vjetor të Kompanisë Rexhionale “Pastertia” numëroi disa nga vërejtjet e raportit.
“Ky raport ka për qellim përmirësimin e kontrollit të sipërmarrjeve. Nuk janë udhëhequr në mënyre të rregullt të dhënat. Nuk janë realizuar rekomandimet. Gjithashtu edhe kërkesat nuk janë treguar te sakta. është treguar jo efikasitet në kontrollin e brendshëm. Menaxhmenti duhet të identifikojë gabimet, dhe të përmirësoj kontrollet, gjithashtu plani i të hyrave dhe shpenzimeve nuk është i harmonizuar”, tha ajo.
Vlora Mehmeti, ndihmëse e auditorit të përgjithshëm të Zyrës Kombëtare të Auditmit, tha se kompania “Pastërtia” ka punuar me humbje.
“Vlen të ceket që kompania pastërtia ka marrë parasysh rekomandimet e vitit të kaluar. Kompania ka operuar me humbje me 51 mijë euro. Ekzekutimi i pagesave ka pasur mangësi. Procesi i rekrutimit nuk ishte adekuat”, tha ajo.
Dukagjin Etemi kryeshef ekzekutiv i kompanisë “Pastrimi” arsyetoi të gjeturat e raportit.
“Zyra kombëtare e ka pas një qasje që e ka trajtu kompaninë si organizatë buxhetore e të tillë nuk jemi. E dyta ka qenë kohëzgjatja e auditmit e cila ka zgjat 7 muaj. Na është bërë vërejtje për çështjen e tarifave por ajo është obligim i komunës. Çështja kryesore pse nuk është bërë rivlerësimi i aseteve është çështja financiare, ndërkaq nga 8 rekomandimet, 7 i kemi realizuar” , tha ai.