Mospërputhja e të dhënave në mes certifikatës se statusit të kategorive të dala nga lufta dhe listës elektronike po vazhdon të jetë problem për Zyrën për Çështjen e Kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së.
Për shkak të këtij problemi këta të fundit nuk mund të lëshojnë vërtetime.
Kjo po del të jetë problem për shumë veteranë që s’po mund t’i gëzojnë të drejtat e tyre.
E nëse këto probleme vazhdojnë edhe më tutje, dikush po paralajmëron edhe padi për Qeverinë.
“Unë kam shqetësime që po vijnë këtu në zyrë njerëzit. Unë ju kam drejtuar edhe departamentit që është në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe tjetër gjë unë nuk di çfarë të bëjë. Veteranët e luftës nëse nuk munden t’i gëzojnë të drejtat me ligj, mund ta padisin edhe qeverinë por edhe departamentin që nuk i rregullon këto probleme”, tha Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës.
Për shkak të këtyre problemeve, Klinaku thotë se familjarët e veteranëve të vdekur, nuk po mund t’i gëzojnë të drejtat e tyre të përcaktuara me lidh.
Ai në një prononcim për Front Online, fajin për këtë po ia lë edhe Prokurorisë.
“Veteranët që vdesin, familjarët e tyre nuk po mund t’i gëzojnë pensionet që i kanë të garantuara me ligj dhe nuk paraqet problem për zyrën nëse është një problem teknik me ‘e’ ose ‘ë’ mirëpo Prokuroria ka bërë shkelje ligjore sepse nuk ka guxuar t’i marr origjinalet ose të paktën është dashtë që ta lej një kopje që të mos ketë zyra probleme teknike”, tha Klinaku.