Problemet zvarrisin dy projekte të ujësjellësit në Klinë

Prishtinë | 16 Kor 2018 | 12:03 | Nga

Banorët e fshatit Sferkë, Volljak, Dush dhe Qupevë të Komunës së Klinës, duhet të presin edhe së paku dy javë derisa t’u mbërrijë uji në krojet e tyre.

Komuna javën e kaluar kishte tentuar ta lëshonte ujin pasi ishte funksionalizuar rrejti i atij ujësjellësit, por uji dilte mbi sipërfaqe të tokës në disa vende para se të mbërrinte deri te shtëpitë e tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ibër Elezaj, drejtori i Shërbimeve Publike, tregon se problemet janë shfaqur në fshatin Volljak dhe Dush, ku gjatë gropimeve me buldozer, për hapjen e kanalizimeve që i kanë bërë, kanë shkaktuar shumë dëme në gypat e ujësjellësit.

Burimi i ujit për këtë ujësjellës është në lokacionin Karabil mbi Ujëvarat e Mirushës, i cili sipas Elezajt, është një burim i mjaftueshëm.

“Ky ujësjellës për ato fshatra ka qenë prioriteti numër një dhe këtë e realizuam brenda gjashtë muajve me riparimin e infrastrukturës përcjellëse, përfshirë edhe vendosjen e pompave të reja”, thotë Elezaj. Ujësjellësi tjetër për disa fshatra në zonën e Jashanicës, Shtupel e deri në Siqevë, aktualisht është duke u riparuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme