Problemi teknik në kufirin Mali i Zi-Shqipëri: Të gjithë kosovarët në kërkim nga Interpoli

Prishtinë | 20 Jan 2024 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Disa qytetarë të Kosovës, mbrëmë kanë pritur me orë të tëra në pikën kufitare të Malit të Zi me Shqipërinë në Bozhaj për shkak se sistemi i Interpolit vazhdimisht u tregonte policëve kufitar një paralajmërim: “Find” (Gjejini), gjegjësisht bëhet fjalë për dokumente dhe persona të kërkuar në sistemin policor ndërkombëtar.

Problemi u shfaq në punën e softuerit të Interpolit, i cili për të paktën tre orë shfaqte vetëm dokumentet e kosovarëve të cilët thoshte se janë në kërkim.

Kreu i Drejtorisë së Policisë ka konfirmuar për “Vijesti.me” se problemi me softuerin është rregulluar rreth orës 20:30, pas së cilës policia ka mundur të lejojë së paku tetë qytetarë të Kosovës, në mesin e të cilëve edhe gazetarë, të vazhdojnë rrugën për në Prishtinë.

Policët në pikën kufitare e kanë pasur të qartë se ndoshta ka pasur problem me aplikacionin e Interpolit, por për shkak të kontrolleve nuk kanë mundur t’i lënë qytetarët e Kosovës të kalojnë kufirin.

Një burim nga policia ka thënë për “Vijesti” se ky lloj problemi në përdorimin e aplikacionit të Interpol-it “ndodh shumë rrallë”.

“Prandaj do të kontrollojmë se çfarë e ka shkaktuar këtë”, ka thënë ky burim. /Klankosova.tv

Të ngjashme