Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim ka proceduar për në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, raporton Ekonomia Online. Kjo u bë e ditur në mbledhjen e mbajtur këtë të martë, ndërsa u miratua me shumicë votash. Kryetarja e këtij […]
Procedohet për në Kuvend plotësim-ndryshimi i Ligjit për shitjen e banesave

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim ka proceduar për në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, raporton Ekonomia Online.
Kjo u bë e ditur në mbledhjen e mbajtur këtë të martë, ndërsa u miratua me shumicë votash.
Kryetarja e këtij komisioni, Fitore Pacolli, tha se planifikimi i komisionit për vizitën zyrtare në Shqipëri, është shtyrë për javën e fundit të muajit mars ose fillimin e muajit prill.












