Procesi i Berlinit, Besnik Bislimi: Te enjten kryministri Kurti në Berlin nënshkruan 3 marrëveshje

Prishtinë | 01 Nën 2022 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka deklaruar se Kryeministri Albin Kurti, do të shkojë në Gjermani këtë javë, ku do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje.

Bislimi ka thënë se atje do të nënshkruhen tri marrëveshje të rëndësishme në Procesin e Berlinit.

“Ditën e enjte, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të jetë në Berlin, ku do të nënshkruhen tri marrëveshje të rëndësishme në Procesin e Berlinit”, ka thënë Bislimi për REL.

Të ngjashme