Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtuar konferencë për medie në lidhje me mbarvajtjen e procesit zgjedhor, raporton Ekonomia Online.
Zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa, bëri të ditur se kanë pranuar disa ankesa për të cilat tani po merren organet kompetente.
“Që nga konferenca e fundit kemi pranuar një varg ankesa, të gjithë këto i kemi përcjellë në organet kompetente”, u shpreh ai.
Mustafa u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë te drejtën e tyre për votim.
“I bëj thirrje të gjithë atyre që nuk kanë votuar ta shfrytzojnë të drejtën e tyre dhe të vendosin për fatin e vendit”, tha ai.
Një thirrje Mustafa pati edhe për komisionerët.
“Ju bëjë thirrje komisionereve të mos leshojnë vendvotimet deri në fund”, tha Mustafa, raporton EO.