Prodhimi i pastave gjatë vitit 2017 ka kapur shirat prej 5.3 miliardë euro, një rritje me 60 për qind nga 10 vite më parë.
Vendet e Bashkimit Evropian (BE) vitin e kaluar kanë prodhuar rreth 5.4 milionë ton pasta, bëri të ditur autoriteti evropian për statistika – Eurostat.
Italia kryeson për nga prodhimi me rreth 67 për qind të totalit të vendeve të BE-së ose 3.6 milionë ton pasta në vlerë prej 3.5 miliardë euro.
Kjo e bën Italinë eksportuesin më të madh të BE-së, më saktësisht 1.8 milionë ton të eksportuar ose 76 për qind i totalit të pastës së eksportuar nga BE-ja, nga e cila, 67 për qind ka përfunduar në shtetet anëtare.
Gjermania ka qenë importuesi kryesor i pastave, me 363.000 ton, që është çereku i totalit të importit të vendeve të BE-së, e ndjekur nga Franca me 337 000 ton, ose 23 për qind.
Në vitin 2017, destinacioni kryesor për eksportet e pastave të BE-së ishin SHBA-të me rreth 167.000 ton, të ndjekur nga Japonia me 77.000 ton importe.
“Shifrat kanë të bëjnë me makarona të papjekura që nuk janë të mbushura ose të përgatitura”, tha Eurostati, transmeton AA.