Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka mbajtur tryezën e diskutimi rreth taksës ujore. Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, ka kërkuar që për këtë çështje të ketë një zgjidhje permanente e cila është e inplementueshme dhe kuptohet nga të gjithë.
“Ka pas shumë keqkuptime të cilat padrejtësisht janë adresuar qoftë nga politika apo shoqëria civile ku është thënë se po falen shifra të caktuara, realisht nuk është falur asgjë. Qeveria ka një problem të caktuar sepse nuk po i mbledh mjetet që do duhej të planifikoheshin në buxhetin qendror”.
Rukiqi ka thënë se janë të gatshëm që të zhvillojnë dialog i cili jep rezultate, raporton Ekonomia Online.
E ftuar ka qenë edhe ish-ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, e cila dje ka dhënë dorëheqje nga jo pozitë, derisa Rukiqi theksoi se në mungesë të një përfaqësuesi janë të hendikepuar të marrin përgjigje në shumë çështje.
Kryetari i shoqatës së pijeve alkoolike dhe joalkoolike, Bashkim Osmani, tha se puna dhe përpjekjet e tyre për të tejkaluar këto vështirësi kanë hasur në vesh të shurdhër nga institucionet.
Ai shtoi se problemi kryesor që kanë është taksa e lartë e ujit. Tha se me udhëzimin administrativ të vitit 2016 është ulur taksa dhe janë pajtuar që atë ta paguajnë, por fatkeqësisht ajo nuk ka ndodhur.
Ai shtoi se janë të gatshëm të paguajnë taksën, por fillimisht duhet të pajisen me leje ujore.
“Obligimet qe nuk i kemi kryer kanë qenë për shkak të taksës së lartë. U bënë më shumë se 2 vite e gjysmë qe jemi pajtuar me paguar taksën, unë ende nuk e kam paguar taksën për shkak se s’jemi pajisur me leje ujore”.
“Ne nuk kemi pranuar me paguar paushall por kemi qenë për një zgjidhje adekuate. Jemi të gatshëm me paguar taksën ujore po na duhet me u pajis me lejet ujore, që të bëhet funksionale dhe të mos rrimë pezull”.
Vëllaznim Osmani nga Klubi i prodhuesve të Kosovës, tha se problematike është neni 12 i udhëzimit administrativ të vitit 2016.
“Në vazhdën e kërkesave tona ka qenë të hiqet neni 12 dhe një kërkesë që së paku të fillojë faturimi me tarifa të reja të udhëzimit administrativ të vitit 2016 që të mos grumbullohet borxhi derisa të zgjidhim problemin. Krejt pajtohen që të paguajnë por askush nuk e dinë sa është borxhi. Sektori i pijeve, është përkeqardhje me pas një barrë kaq të madhe kur faji nuk është i tyre”.
Kelmendi shtoi se institucionet duhet t’u ndihmojnë bizneseve që te rriten e jo ti pengojnë”.
Visar Kelmendi, prodhues, tha se janë duke pritur që tu vijnë faturat dhe të nisin pagesat, por kjo nuk po ndodh.
Ai tha deklaroi se me dy qeveri të Kosovës kanë qenë afër zgjidhjes, por rrëzimi i tyre nga pushteti ka bërë që çështja e tyre të kthehet në pikën zero, raporton EO.
“Sipas neve nëse lexoni vendimet për leje ujore shihni se duhet të vijë në dokument nga ministria për të caktuar vlerën për pagesë. Ky borxh sipas neve nuk ekziston”.
“Kërkojmë me ngulm dërgonani faturat. Na jemi për legalizim, ne jemi për ligjin, që po duam të paguajmë. Të gjithë po presim qe dikush do të na dërgojë faturat dhe në të paguajmë”.