Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis është njoftuar me probleme që kanë prodhuesit e qumështit raporton Ekonomia Online.
Ramadan Memaj kryetar i Këshillit ka thënë se grumbulluesit e qumështin aktualisht përballen me probleme të mëdha.
Ai tha se janë grumbulluar 70 mijë litra qumështi në këta muajt e fundit. Sipas tij ka rënie edhe çmimit të grumbullimit të qumështit.
“I kemi më shume se 70 mijë litra qumësht dhe stoqe që janë bërë këta muajt e fundit. Ne e kemi edhe dukurinë e mbylljes së fermave. E kemi edhe çështjen e zvogëlimit të çmimit të grumbullimit të qumështit. Çmimi ka raste ku ka ra me 50 përqind. Pra edhe po të shitet qumështi i mbledhur fermerët me këtë rënjë s’mund të mbijetojnë. Ne kemi kërkuar të parashihet zgjidhje e problemeve me të cilat jemi ballafaqu ndër vite. Hapa konkret s’ka pas dhe më e keqja është se janë neglizhuar në masë të pafalshme kërkesat tona”, tha ai.
Ai deklaroi se një pjesë e madhe e përpunuesve vendor përdorin vajin e palmës. Ai ka thënë se përdorimi i saj dëmton shëndetin e qytetarëve.
“Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës ka lejuar që vendorët të prodhojnë e eksportojnë produkti që as vet s’jua dinë përmbajtjen. Aspekti tjetër i këtyre produkteve ka te bëjë me shëndetin e qytetarëve. Ne e kemi sjellë edhe një paketim të produkteve që ne po flasim”, u shpreh Memaj.
Salih Zyba anëtarë i komisionit nga Vetëvendosjes, ka pyetur se kanë ngritur shqetësimet etyre në AVUK, duke e vlerësuar si shqetësueses faktin se shumë fermer rrezikojnë të falimentojnë.
Ndërsa Memaj tha se ka një rrjet kriminal që sjellë e kontrabandën mallra për të dëmtuar qytetarët.
“Këtë produkt e kemi blerë dhe është i qasshëm për gjithë qytetarët e Kosovës. 3.5 milion kilogram importohen gjatë një viti. Mendoj që ka një rrjet kriminal që sjell dhe kontrabandën produkte të tilla në vend duke dëmtuar me qëllim qytetarët tanë”, tha ai.
“Ne në vitin 2017 kemi bërë kallëzim penal kundër Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës dhe ndaj tri kompanive që e kanë përdorë e nuk e kanë deklaruar përdorimin e vajit të palmës në prodhimet e tyre”