Produktet e grave të Krushës së Madhe, arrijnë në shtetet perëndimore Produktet e grave të Krushës së Madhe, arrijnë në shtetet perëndimore
Lufta i la të veja. Por, këto nuk u dorëzuan, mbajtën familjet si “burra”.
Janë këto gratë e Krushës së Madhe të cilat pavarësisht sfidave të qenit nënë dhe baba, arritën që të kenë suksese tregun kosovar. Dhe jo vetëm. Këto gra kanë arritur që përmes kultivimit, prodhimit dhe konsfervimit të perimeve, të arrijnë edhe tregun e jashtëm, shkruan Indeksonline.
“Koperativa Bujqësore Krusha e Madhe” firma e këtyre grave, ka arritur brenda këtij muaji të bëjë eksportin e parë për vitin 2017, jashtë Kosovës.
Dhjetëra maune me produkte tipike kosovare të cilat prodhohen dhe kultivohen nga këto gra, kanë arritur nëpër shtetet perëndimore si Zvicër dhe Gjermani.
Ajvari dhe Trushitë të prodhura nga duart e arta të grave të Krushës kanë zënë raftet e marketeve në Zvicërr.
Gratë e Krushës së Madhe fëmijët e tyre shkollojnë dhe mbajnë nga shitja e këtyre produkteve. Ndërsa, Falë donacioneve të organizatave ndërkombëtare dhe atyre vendore, gratë e Krushes kanë përfituar një objekt modern me kushte të mira për përpunimin dhe ruajtjen e produkteve të cilat janë të njohura për shijen dhe cilësinë e veçantë.