Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë Komunale të Rahovecit

Prishtinë | 30 Pri 2018 | 13:08 | Nga

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur sot mbledhjen e rregull të Qeverisë Komunale me Drejtor Komunal. Në mbledhje është biseduar për fillimin e ndërrimit të dytë në AMF-të, në fshatrat Krushë e Madhe dhe Ratkoc.

Poashtu gjatë mbledhjes është diskutuar edhe për dy aktivitete të rëndësishme që do të mbahen gjatë muajit Maj, aksioni për mbledhjen e mbeturinave që do të mbahet me 2 Maj, në gjithë territorin e Komunës dhe organizimi i festivalit të Folklorit “Anadrinai Jehon 2018”, që do të mbahet në fshatin Dejnë, dhe që organizohet nën patronatit e Kryetarit të Komunës Smajl Latifi.

Kryetari Latif, ka kërkuar nga të gjithë drejtorët e drejtorive, që të rrisnin angazhim edhe më tutje për punët të cilët i presin në ditët në vazhdim.

Të ngjashme