Produktet për zbardhim dëmtojnë dhëmbët

Prishtinë | 10 Pri 2019 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Dihet se dhëmbët janë shumë të rëndësishëm në përmirësimin e pamjes së jashtme. Sidoqoftë studimi i ri tregon se si produktet për zbardhjen e tyre mund t’i dëmtojnë ata.

Shumica e studimeve kanë treguar që dhëmbët natyralë të njerëzve nuk janë aq të bardhë dhe nuk kanë një ngjyrim uniforme, për këtë arsye ata kanë tendencë t’i zbardhojnë me ndihmën e produkteve artificiale.

Raportet statistike kanë treguar, që përafërsisht 40.5 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përdorur produkte të zbardhimit të dhëmbëve.

Studimet e shumta kanë treguar që zbardhimi i dhëmbëve me produkte që përmbajnë peroksid hidrogjeni mund të rrezikojnë mirëqenien e dhëmbëve.

Dhëmbët përmbajnë 3 shtresa, shtresa e jashtme, e mesme dhe e brendshme, që përbëhet nga inde të ndjeshme dhe në studimet e bëra së fundmi është vërejtur që këto produkte dëmtojnë të gjitha këto shtresa të dhëmbit.

Dëmtimet janë permanente dhe të pakthyeshme, kështu që njerëzit duhet të të mundohen t’i shmangen përdorimit të këtyre produkteve artificiale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme