Një studim me 5658 femra ka treguar se kush janë tradhtarët më të mëdha. Përdoruesit e një faqeje për takime, ku preferohet edhe nga të martuarit kanë nxjerrë të dhëna për profesionin e klientëve të tyre.
Sipas këtij studimi 65 për qind e femrave të pabesa tradhtojnë me dikë nga vendi i punës së tyre, por 85 për qind e tyre pranojnë se kanë fjetur me kolegun.
Një në pesë femra gjithashtu besojnë se nëse në zyrën e tyre qarkullojnë thashetheme, ka më shumë gjasa që partneri ta marrë vesh. 10 për qind shqetësohen për karrierën e tyre, dhe asgjë tjetër.
The Independent ka analizuar këtë listë dhe ka nxjerrë se ku punojnë femrat që tradhtojnë më shumë.
Sipas kësaj renditje, bëhet fjalë për shërbimet financiare, aviacioni, shëndetësia, biznesi, sporti, arti, jeta e natës, komunikimi, dhe në fund drejtësia.
Femrat janë ato që mbështesin fuqishëm moton: “Jeta është e shkurtër, tradhto”. Prandaj ekziston një mundësi që femrat të tundohen e si rrjedhojë të tradhtojnë më shumë në një lidhje.
Të qenurit nënë gjithashtu, nuk i ndalon aspak femrat të ëndërrojnë për partnerë të tjerë, përkundrazi, mund t’i bëjë më të etura për eksperienca të reja.