Profesori i UBT-së, Lulzim Beqiri realizoi një vizitë studimore në Institutin e Teknologjisë “Massachusetts Institute of Technology”

Prishtinë | 05 Tet 2022 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Dekani i Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Dr. Lulzim Beqiri ka realizuar një vizitë studimore në Institutin e Teknologjisë “Massachusetts Institute of Technology” në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes projektit “Urban Data Kosovo” që udhëhiqet nga KAF (Kosovo Architectural Foundation).

Qëllimi i vizitës ka qenë marrja e përvojave më të mira në analizën e të dhënave, aplikimi i tyre në fushën e planifikimit, si dhe analiza e mundësisë që kjo fushë të përfshihet në kurrikulën e studimeve të studentëve në bachelor dhe master, duke u ofruar mundësi të shumta studentëve për të shkëmbyer përvoja të ndryshme gjatë studimeve.

Gjatë vizitës janë trajtuar edhe temat e bashkëpunimit institucional përmes projekteve dhe punëtorive të përbashkëta të stafit dhe studentëve të MIT dhe studentëve dhe profesorëve nga Kosova.

Të ngjashme