Profesori Malush Mjaku i bashkohet AAK-së

Prishtinë | 31 Gus 2019 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Doktori i shkencave teknike, Malush Mjaku, ka aderuar në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një postimi në Facebook, njofton Klan Kosova.

“Pata kënaqësinë që ta takoj Profesorin Malush Mjaku, i cili prej sot ka vendosur që rrugëtimin e tij politik ta bëjë bashkë me AAK-në! Është nder e mirënjohje për ne, që projektit tonë politik po i bashkohen intelektualë e specialistë të fushave, siç është edhe profesor Mjaku”.

“Malush Mjaku, është doktor i shkencave teknike, i cili në karrierën e tij akademike ka kryer detyra me rëndësi, me kontribut të jashtëzakonshëm në arsimin universitar, ku është edhe tani! Për më tepër një prind i shkëlqyer, i cili ka arritur që edhe tek katër fëmijët e tij, ta mbjell dijen si vlerë e si standard”.

Të ngjashme