Progresi i grave të Kosovës dhe nevoja strukturale për fuqizim

Prishtinë | 08 Mar 2024 | 20:16 | Nga Shenoll Muharremi

Mbi të gjitha, gratë janë një potential zhvillimor për Kosovën. Ekonomia jonë nuk do të mund të arrijë potencialin e plotë me gati 500,000 gra jashtë tregut të punës dhe ekonomisë aktive. Avokimi për të drejta dhe fuqizim më të mëdha për gratë përpos që është nevojë sociale dhe gjinore, është një imperativ ekonomik për një jetë dhe mirëqenie më të mirë dhe për një shoqëri më të barabart dhe funksionale.

8 marsi mesiguri është një ditë që na bënë të reflektojmë mbi arritjet dhe përparimet e grave. Në Kosovës nuk është që nuk kemi pasur përparime. Shifeni në Kuvend kemi përfaqësim të mirë dhe kemi pasur dy presidente gra. Edhe në muzikë e sport gratë kanë arritur kulmet.

Megjithatë, 8 marsi, është një moment të shofim për atë se cfarë duhet të arrihet viteve dhe dekadave të ardhshme, sidomos tek ne në Kosovë. Ende jemi larg gjendjes së pranuar dhe dëshiruar dhe ka ende punë për të bërë. Festimet emocionale mund të na mashtojnë dhe të na pendojnë të fokusohemi tek ajo se cfarë në mbetet të bëjmë vitet e ardhshme.

  1. Fuqizimi Ekonomik. Pavarsia financiare dhe fuqizimi ekonomik janë një ndër mjetet më të fuqishme për ngritjen e pozitës së grave dhe barazive gjinore. Kur gratë kanë financa dhe resurse të nevojshme, ato kanë liri më të madhe.

Mos të harrojmë që sot kemi mbi 400,000 gra në moshë pune që jo vetëmse janë të papuna por janë edhe jashtë tregu të punës totalisht! Pastaj edhe në pozitat menaxheriale, sikur në sektor publik ashtu edhe privat gratë janë të margjinalizuara dhe nuk gëzojnë mundësi të barabarta si burrat. Këto dy sdiva, punësimi dhe pozitat menaxheriale janë një temë që duhet të i përmirësojmë.

  1. E drejta pronësore. Trashigëmia pronësore ka rëndësi të madhe për sigurinë e grave. Deri më tani ato thujase totalisht janë ‘diskriminuar’ dhe janë lënë anash nga ndara pronës, pasurisë dhe trashgëmisë familjare. Vitet e fundit, sidomos edhe me përmirësimin e kornizës legjislative, kushtet janë përmirësuar pak. Por mbetet ende shumë për të bërë që të realizohet kjo e drejt e rëndësishme për pavarsinë dhe lirinë e grave.
  2. Siguria e Grave. Na kujtohet që në raportin e fundit ndërkombëtar, siguria e grave në Kosovë ka qenë e parafundit në Europë. Vetëm Ukraina, e cila është në gjendje lufte, ka qenë më keq se sa Kosovë për sigurinë e grave. Të gjithë jemi dëshmitar të sulmeve dhe dhunimeve përfshi vrasjen e grave që ndodhë. Kjo nuk po adresohet sa duhet.

Edhe sistemi i drejtësisë si duhet nuk po funksionon me efektshmëri si duhet, për shkak se këto krime po përsëriten vazhdimisht. Kosova ka shumë punë për të bërë për të përmirësuar sigurinë e grave.

  1. Infrastruktura fuqizuese për gratë. Ka arsye pse mbi 400,000 gra në Kosovë janë jashtë tregut të punës dhe të papuna. Infrastruktura aktuale i diskriminon ato. Kjo mund të shifet edhe me numrin e kopshteve publike në Kosovë. Gratë, në pamundësi të kopshteve, detyrohen të i rrisin fëmijët në shtëpi dhe kështu pastaj edhe humbin konkurrencshmërinë e tyre krashi burrave në tregun e punës. Infrastruktura fuqizuese për gratë duhet të kompletohet duhet ju mundësuar grave të kenë të drejta të barabarta me burrat në tregun e punës, në biznes dhe ekonomi.

Këto katër fusha mbase janë më urgjentet dhe më të rendësishme për nga prioritetet. Por ne gjithashtu duhet të bëjmë më shumë në përkrahjen e grave me edukimi dhe trajnimin e aftësive që ato të integrohen në tregun e punë. Gjithashtu mbështetja për sipërmarrjes dhe biznesit do i fuqizonte ekonomikisht dhe do krijonte një shoqëri më të barabartë. Ka shumë punë për të bërë, por ne duhet të fillojmë dhe avancojmë hap pas hapi.

Mbi të gjitha, gratë, ashtu si burrat, janë një resurs i rëndësishëm ekonomik që duhet të futen në funksion për rritje dhe zhvillim të ekonomisë dhe arritjes së potencialit socio-ekonomik. Ne kemi arritur pak përparim, por mbetet ende për të bërë shumë që të jemi të kënaqur dhe festojmë më shumë këtë ditë.

Të ngjashme