Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma priti në takim pune Kryetarin e Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri.
Dy kryetarët e komunave biseduan lidhur me zhvillimet në komunat përkatëse.
Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri e njoftoi kryetarin Suma lidhur programin IPA 2 që ka për qëllim bashkëpunimin ndërkufitar si mundësi për nxitjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe përmirësimin e jetes së banorëve në zonat ndërkufitare.
Objektivi i përgjithshëm i programit është të kontribuojë në zhvillimin ekonomik duke nxitur integrimin, zhvillimin e përbashkët dhe përdorimin e potencialeve dhe mundësive për të bërë zonën ndërkufitare tërheqëse për të jetuar dhe punuar.
Është mundësi shumë e mirë e zhvillimit, pasi tashmë jemi duke hyrë në fazën e IPA 2, dhe mundësi të mëdha që të konkurohet përmes projekteve të ndryshme.
Fillimi i këtij projekti pritet në Tetorë të këtij viti dhe komunat e zonës kuftare të Rajonit të Gjilani që kufizohen me Republikën e Maqedonisë duhet me kohë të identifikojnë projektet dhe partnerët potencial në mënyrë që të përfitohet nga ky instrument financiarë tha Haziri.
Ndërsa kryetari Suma duke falënderuar Kryetarin Haziri për vizitën dhe angazhimin e tij në mbështetjen e komunave të Rajonit të Gjilani që të jenë pjesë e projekteve të ndyshme u zotua se Komuna e Hanit të Elezit do të gje partner nga Republika e Maqedonis dhe do të aplikon për këto fonde.
Vizita e Kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri komunës së Hanit të Elezit ishte rast që Kryetari Rufki Suma ta nderoj me “Mirënjohje” për kontributin e Hazirit në themelimin e Komunës së Hanit të Elezit .