Projekti i kolektorit, peng i votimit në Kuvendin e Kosovës

Prishtinë | 10 Tet 2018 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Kolektori i ujërave të zeza në Komunën e Podujevës që pritet të realizohet nëpërmjet një kredie nga Qeveria e Austrisë, do të duhej të fillonte para 18 muajsh. Por kjo nuk ka ndodhur ende. Kjo marrëveshje për kanalizim duhet të kalojë në Kuvendin e Kosovës për të filluar në mënyrë që të fillojnë punimet.

Zyrtarët komunalë të Podujevës kanë thënë se i kanë kryer të gjitha obligimet që kanë qenë në përgjegjësinë e tyre. Zëdhënësi, Nazmi Elezi, thotë se tash ka mbetur vetëm edhe një hap për jetësimin e këtij projekti, shkruan sot Koha Ditore.

“Komuna e Podujevës ka kryer të gjitha obligimet lidhur me fillimin e realizmit të projektit të ndërtimit të kolektorit kryesor. Ditë më parë (më 25 shtator 2018) ministri i Financave, Bedri Hamza, dhe drejtoresha për eksport në UniCredit Bank Austria AG, Sabina Eder, kanë nënshkruar marrëveshjen për implementimin e këtij projekti, i cili realizohet përmes klauzolës për investime sipas marrëveshjes për bashkëpunim financiar në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë të Republikës së Austrisë. Tash ka mbetur vetëm edhe një hap për jetësimin e kësaj marrëveshje, votimi i saj në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Nazmi Elezi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme