Komuna e Gjilanit për realizimin e projektit për investime në palestrën sportive “Bashkim Selishta-Petriti” që synohet të bëhet përmes partneritetit publiko privat (PPP), duhet ta rishikojë studimin e fizibilitetit, të cilin e ka realizuar për këtë palestër.
Ngase kjo është kërkuar nga Ministria e Financave, e cila kishte gjetur se projekti i Komunës nuk mund të zhvillohet me procedurat e PPP-së ngase studimi i fizibilitetit, ka mangësi, shkruan sot Koha Ditore.
Dhe vetëm pasi të ndodhë plotësimi, atëherë do të miratohet që projekti të zhvillohet përmes PPP-së.
Valbona Tahiri,drejtore e Zhvillimit Ekonomik të Gjilanit, ka deklaruar se do të punohet ende me studimin e fizibilitetit dhe pas miratimit të PPP-së, atëherë edhe do të shpallet tenderi për këtë projekt ku mund të marrin pjesë palët e interesuara.