Projektligj për pagë dhe punë të njëjtë

Prishtinë | 17 Kor 2018 | 11:56 | Nga

Projektligji i ri për Pagat i propozuar nga Ministria e Administratës Publike (MAP) rregullon sistemin e pagave dhe shpërblimeve për zyrtarët dhe funksionarët publik, si dhe vendos rregullat për përcaktimin e pagave të punonjësve të ndërmarrjeve publike në Kosovë.

Deri më tani nuk ka pasur një ligj si rregullator i pagave në mënyrë homogjene në gjithë sektorin publik. Vetëm nëpunësit civil, rreth 18 prej tyre, janë shërbyer me Ligjin për Pagat e Nëpunësve Civilë, ndërsa rreth 80 mijë paguhen sipas kritereve të përcaktuara nga një numër i madh i akteve nënligjore dhe 58 vendimeve të Qeverisë.

Gjithashtu, kanë munguar rregulla dhe kritere për shpërndarjen e shtesave të cilat plotësojnë pagën bazë; ndërsa praktikë e njohur ka qenë vlerësimi i pozitave të nivelit të njëjtë me koeficiente të ndryshëm.

Kjo situatë ka shkaktuar pabarazi të mëdha rreth shpërndarjes së pagave dhe ka ndikuar në uljen e efektivitetit e sektori publik. Si dhe, kjo situatë ka shkaktuar një kosto vjetore prej 60 milionë euro.

Projektligji i ri krijon sistemit homogjen të pagave për të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe vendos një sistem transparent dhe të barabartë të pagave duke jetësuar parimin pagë e njëjtë për punën e njëjtë. Po ashtu, Projektligji për Pagat përcakton përfituesit, kriteret dhe llojet e shtesave por edhe kufizimet në lartësinë e tyre duke u referuar në pagën bazë.

Ky projektligj është pjesë e pakos ligjore të përgatitur nga MAP për të vendosur shtyllat për organizimin dhe funksionimit e shtetit. Ato vendosin rregull dhe sistem për shtetin që nënkupton: përmirësim të shërbimeve ndaj qytetarit, rritje të besimit të publikut tek shteti, si dhe ngritjen e kapacitetit të administratë publike për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive sfidave të integrimit të shtetndërtimit, zhvillimit dhe integrimit Euro-Atlantik.

Projektligji për Pagat

Projektligji për Pagat përcakton sistemin e pagave dhe shpërblimeve për zyrtarët dhe funksionarët publik, si dhe rregullat për përcaktimin e pagave të punonjësve të ndërmarrjeve publike në Kosovë.

Posted by Ministria e Administrates Publike të Kosovës on Friday, June 29, 2018

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme