SBASHK-u paralajmëron protestë për të shtunën nëse nuk korrigjohet projektligji për pagat

Prishtinë | 05 Sht 2018 | 15:37 | Nga

SBASHK-u ka kërkuar nga kryeministri Haradinaj dhe zyrtarët tjerë të lartë që të korrigjohet projektligji për paga ose të shtunën do mbahet protestë e pastaj veprime tjera sindikale.

“SBASHK duke dëgjuar zërin e punëtorëve të arsimit nga e tërë Kosova të nis përgatitjet për veprime konkrete sindikale duke filluar me një protestë të shtunën, më 8 shtator, para Qeverisë e për të vazhduar pastaj , nëse Qeveria nuk reflekton dhe nuk e kthen Projektligjin për korrigjim në Ministrinë e Administratës Publike, me ve[rime tjera sindikale”, ka shkruar SBASHK në letër.

“Nga e hëna kur Qeveria e Kosovës ka votuar Projektligjin për pagat SBASHK-u ka bërë një analizë të tij dhe ka vërejtur se versioni i votuar që do të mbështetet me dhjetëra e dhjetëra milionë shtesë nga buxheti i Kosovës do të mundësojë ngritjen e dukshme të pagës për shumicën e se publik, por jo edhe për sektorin e arsimit dhe atij të kulturës . Ky Projektligj prandaj edhe vlerësohet si diskriminues , degradues e nënçmues ndaj të punësuarve në arsim dhe kulturë. Kjo ka bërë që SBASHK duke dëgjuar zërin e punëtorëve të arsimit nga e tërë Kosova të nis përgatitjet për veprime konkrete sindikale duke filluar me një protestë të shtunën, më 8 shtator , para Qeverisë e për të vazhduar pastaj , nëse Qeveria nuk reflekton dhe nuk e kthen Projektligjin për korrigjim në Ministrinë e Administratës Publike, me ve[rime tjera sindikale”, ka shkruar SBASHK-u.

SBASHK-u ka informuar me shkresa zyrtare kryeministrin Haradinaj, Zv/kryeministrat Limaj, Hoxhaj e Pacolli dhe Ministrin në MAShT, Shyqiri Bytyqi duke kërkuar nga ata që të kthehet për korrigjim Projektligji i pagave ose në të kundërtën në sistemin arsimor do të fillohet me veprime sindikale.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme