Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në rend dite kishte sot shqyrtimin e projektligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri, por që mbledhja u vendos se do të mbahet me dyer të mbyllura.
Kryetari i këtij komisioni Haxhi Shala, tha se kjo mbledhje do të mbahet e mbyllur për media për shkak që sipas tij, do të jetë grup punues, raporton Ekonomia Online.
Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.
Ky komision gjatë së martës anëtarë të këtij komisioni tri projektligjet i kanë diskutuar me qytetarët e Prizrenit, ndërsa të premten diskutim do të mbahet në Graçanicë.
Kuvendi më 18 tetor ka votuar në lexim të parë tri projektligjet që mundësojnë transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës.